KreuCelebrity

Madonna, Shakira dhe BTS ndezin finalen e Botërorit me super show muzikor

Madonna, Shakira dhe BTS ndezin finalen e Botërorit me super show muzikor
Finalja e Botërorit 2026 pritet të sjellë një super-spektakël muzikor me emra të njohur të industrisë globale. Madonna, Shakira dhe grupi BTS janë konfirmuar si artistët që do të performojnë në mbrëmjen e madhe të finales së Kupës së Botës.

Ndeshja përmbyllëse e turneut do të luhet më 19 korrik në stadiumin e New Jersey-t dhe, ndryshe nga edicionet e kaluara, organizatorët kanë vendosur të realizojnë për herë të parë një performancë muzikore gjatë pushimit të ndeshjes, në stilin e famshëm të “Super Bowl Halftime Show”.

Moderimi dhe koordinimi artistik i spektaklit do të bëhet nga Chris Martin, frontmeni i Coldplay.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se pushimi tradicional mes dy pjesëve mund të zgjatet përtej 15 minutave, pikërisht për të mundësuar realizimin e performancave në skenë.

Eventet sportive në SHBA njihen prej vitesh për ndërthurjen e sportit me argëtimin dhe muzika live ka qenë pjesë kyçe e finaleve të mëdha amerikane.

Botërori 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe do të organizohet në 16 qytete të shpërndara mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.