KreuCelebrity

Mimoza Ahmeti siguron vendin në finale, shpallet finalistja e parë e Ferma VIP 3

Mimoza Ahmeti siguron vendin në finale, shpallet finalistja e parë e
Poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe të “Ferma VIP 3”, duke u bërë zyrtarisht finalistja e parë e këtij edicioni.

Në një televotim përballë Romirit, ishte publiku ai që vendosi ta çojë Mimozën një hap më pranë çmimit të madh, duke i dhënë mundësinë të vazhdojë garën deri në natën finale të 15 qershorit.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Ahmeti falënderoi publikun për mbështetjen e dhënë, duke e përjetuar me emocion momentin e rëndësishëm.

“Faleminderit shumë publiku. Tani fillon ferma”, u shpreh ajo.

Spektakli i kësaj mbrëmjeje pritet të sjellë edhe zhvillime të tjera të rëndësishme, pasi do të shpallet edhe finalisti i dytë i edicionit. Sipas njoftimit të moderatores, bëhet fjalë për një finalist “shumë të veçantë”.

Gjithashtu, një sfidë mes fermerëve do të përcaktojë edhe një largim tjetër nga gara, duke e bërë natën vendimtare për fatin e konkurrentëve që synojnë finalen.