
Ndarja e tyre bëri bujë vetëm pak ditë më parë, por Brikena dhe Mateo janë shfaqur sërish pranë njëri-tjetrit, këtë herë në një kontekst krejtësisht profesional.
Ish-çifti do të bashkëpunojë në sezonin e ri të emisionit veror “Top Arena” në Top Channel, duke dëshmuar se raporti i tyre i punës mbetet i paprekur pavarësisht ndryshimeve në jetën personale.
Një fotografi e publikuar nga moderatori Edi Manushi i ka treguar të dy krah stafit të programit, teksa pozojnë të buzëqeshur para nisjes së projektit. Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët i panë sërish bashkë pas lajmit të ndarjes.
Megjithëse rrugët e tyre janë ndarë në aspektin sentimental, Brikena dhe Mateo duket se kanë zgjedhur të vazhdojnë bashkëpunimin në ekran, duke u fokusuar te angazhimi i tyre profesional dhe te sezoni i ri televiziv që i pret.
