
Fitorja e Spanjës në Kupën e Botës 2026 nuk i ka sjellë vëmendje vetëm protagonistëve në fushë. Pas finales, edhe Inés García, partnerja e Lamine Yamal, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale.
Brenda pak orësh nga triumfi i Spanjës, profili i saj në Instagram ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme, duke fituar rreth 1.5 milionë ndjekës dhe duke kaluar shifrën e 3 milionëve.
Megjithatë, popullariteti i saj nuk erdhi vetëm pas finales. Gjatë gjithë Botërorit, Inés ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimi i saj në Shtetet e Bashkuara, atmosferën në stadiume, përgatitjet për ndeshjet dhe çaste të veçanta pranë Lamine Yamal.
Strategjia e saj për të publikuar përmbajtje të vazhdueshme dhe autentike bëri që profili i saj të rritej me ritme të shpejta gjatë turneut.
Vetëm pak muaj më parë, Inés numëronte më pak se 200 mijë ndjekës. Konfirmimi i lidhjes me yllin e Barcelonës solli një rritje të parë të audiencës, por suksesi i Spanjës në Botëror e shndërroi atë në një nga figurat më virale të kësaj vere.
Një nga postimet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte urimi që i dedikoi Yamalit pas finales. Krahas një fotografie me kampionin e ri të botës, ajo shkroi: “Ia dole. Urime, dashuria ime. Je kampion bote.” Postimi u bë viral, duke grumbulluar miliona pëlqime në një kohë shumë të shkurtër.
Rritja e saj në rrjetet sociale ka forcuar edhe pozicionin si krijuese përmbajtjeje. Inés García përfaqësohet nga In Management, agjencia e themeluar nga influencerja spanjolle Dulceida, dhe deri më tani ka bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare si Dyson, Maybelline, Pandora dhe Disney+.
