
Pas një periudhe larg vëmendjes së publikut, Gjesti ka dhënë më në fund një shenjë për ndjekësit e tij, duke lënë të kuptohet se rikthimi në muzikë është shumë pranë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, artisti shfaqet duke kaluar momente të qeta në oborrin e shtëpisë, në shoqërinë e qenit të tij. Krahas pamjeve, ai zbuloi se muajin e fundit kishte zgjedhur të shkëputej nga ritmi i zakonshëm për t’i dhënë vetes kohën e nevojshme për pushim.
“Jeta jem qe 1 muj qeshtu u kan. Mu ka dasht ni pushim, me lshu komplet ni her”, shkroi ai, duke sqaruar mungesën e tij nga skena dhe rrjetet sociale.
Megjithatë, kjo periudhë qetësie duket se po merr fund. Gjesti bëri të ditur se është duke punuar për një surprizë të re, duke u kërkuar fansave edhe pak durim.

“E di qe jeni tu e prit ni BOOMB prej meje n’ket ver. Veç kini durim edhe pak… Se kom diqka per ju”, u shpreh këngëtari.
Postimin e mbylli me një frazë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve: “Besoni Besartit”, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin për atë që pritet të publikojë në javët në vijim.
