KreuBusull

Prapaskenë nga Botërori! Messi surprizon shokët e Argjentinës me një dhuratë ekskluzive

Prapaskenë nga Botërori! Messi surprizon shokët e
Lionel Messi ka treguar edhe një herë vlerësimin e tij për bashkëlojtarët e kombëtares argjentinase, duke i surprizuar me një dhuratë të veçantë pas rrugëtimit të përbashkët në Botëror.

Detajet janë bërë publike nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe partnerja e mbrojtësit Marcos Senesi, e cila ka ndarë në TikTok një video ku shfaqet paketa që kanë marrë futbollistët e “Albiceleste”.

Çdo lojtar është pajisur me një set të personalizuar, i menduar enkas nga kapiteni argjentinas. Paketa përfshin një çantë shpine zyrtare me emrin e secilit futbollist, një komplet për përgatitjen dhe konsumimin e pijes tradicionale argjentinase “Mate”, si dhe një shishe luksoze Stanley në ngjyrë të artë, të personalizuar me logon e Lionel Messit.

Nuk është hera e parë që Messi zgjedh të falënderojë shokët e skuadrës me dhurata simbolike. Kapiteni i Argjentinës është vlerësuar shpesh për gjeste të tilla, të cilat synojnë të forcojnë unitetin dhe frymën e grupit.

Videoja e publikuar në TikTok është bërë shpejt virale, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe shpërndarje, ndërsa fansat kanë vlerësuar edhe një herë marrëdhënien e ngushtë që Messi ka ndërtuar me bashkëlojtarët e tij.