Këngëtarja Rihanna ka refuzuar pa u menduar dy herë ftesën për t’u bërë pjesë e eventit Super Bowl që mbahet çdo vit në USA.
Në intervistën e saj për numrin e nëntorit të revistës “Vogue”, ajo theksoi se nuk ka pranuar të jetë pjesë pasi nuk donte të shitej.
“Absolutisht. S’do të guxoja të pranoja. Për çfarë? Kush përfiton? Jo njerëzit e mi. Nuk dua të shitem. Nuk dua t’i nxis këto veprime. S’bie dakord me shumë praktika të asaj organizate dhe s’kam ndërmend t’u shërbej në asnjë lloj mënyre”,-ka thënë artistja nga Barbados gjatë intervistës për Vogue.
Kujtojmë që dy artistet që do të çelin eventin e rëndësishëm të futbollit amerikan në shkurt të 2020-ës janë Jennifer Lopez dhe Shakira.



















