KreuCelebrity

Ishte e tmerrshme: Armina Mevlani rrëfen eksperiencën e frikshme që i ndodhi gjatë natës!

Nuk e dimë nëse jeni të njohur me termin ‘paraliza e gjumit’, apo nëse e keni provuar ndonjëherë, por duket se blogerja Armina Mevlani e ka përjetuar një eksperiencë të tillë, mbrëmjen e kaluar të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Mbrëmë provova paralizën e gjumit. Ishte e tmerrshme, unë isha zgjuar por nuk flisja dot”; ka shkruar Armina në një postim pak minuta më parë në llogarinë e saj në Instagram, duke i kërkuar ndjekësve të ndajnë me të eksperiencat e tyre nëse edhe ata e kanë provuar paralizën e gjumit.

Ç’është paraliza e gjumit?!

Paraliza e gjumit është një paaftësi e përkohshme për të lëvizur ose folur që ndodh kur zgjoheni ose bini në gjumë. Nuk është e dëmshme dhe duhet të kalojë brenda disa sekondash ose minutash, por mund të jetë shumë e frikshme. Ju mund të jeni zgjuar, por truri juaj është ende në fazën e gjumit, duke mos marrë kështu komandat për të lëvizur ose folur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF