KreuCelebrity

Armina Mevlani: Vuaj nga ankthi, ja si e luftoj!

 

Gjithmonë e më shumë personazhet e njohur të huaj e së fundmi edhe shqiptarë po flasin hapur për problemet që ata personalisht kanë probleme të shëndetit mendor si, ankthi, stresi, depresioni…

E fundit që pranoi se në jetën e saj ka momente kur ajo vuan nga ankthi ishte blogerja Armina Mevlani, e cila nëpërmjet ‘rubrikës’ pyetje-përgjigje në Instagram, u pyet nga ndjekësit nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi.

“ Mendoj se në një moment të caktuar të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën, sepse asgjë nuk është e garantuar! Shpesh vuaj nga stomaku pas një krize ankthi, por kjo vetëm për periudha të caktuara, jo në mënyrë konstante. Përpiqem gjithmonë të shoh anën e mirë të gjërave dhe bëj shumë Yoga”, është shprehur Mevlani, duke zbuluar kështu edhe mënyrën që ajo ka zgjedhur për ta luftuar ankthin.

Personazhe të tjerë shqiptarë që kanë pranuar se kanë vuajtur nga ankthi, stresi apo depresioni janë Lori Hoxha, Dafina Zeqiri etj…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF