Majin e 2018-tës, Meghan Markle dhe princi Harry kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre përmes një ceremonie madhështore që u ndoq nga miliona vetë anembanë globit. Cdo gjë dukej perfekte, vetëm se tani ka dalë në dritë një detaj I tmerrshëm: lulet e përdorura për buqetat që mbanin ne duar vogelushet e kortezhit martesor, duke përfshirë dhe princeshën e vogël Charlotte, edhe pse tejet të bukura, ishin mjaft të rrezikshme: sipas shtypit britanik, buqetat dhe kurorat kishin mes të tjerash edhe zambakun lisianthus cuscus, një bimë shumë helmuese që po të gëlltitet mund të rrezikojë jetën.
Lulja është shumë e bukur me një aromë të këndshme, por mund të bëhet fatale, sidomos për fëmijët e vegjël.
Zambaku ishte zgjedhur për shkak të rëndësisë së vecantë që ka pasur ai për princeshën Dianën. Pallati mbretëror nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë cështje.



















