Shtatzaninë e parë e mbajti përgjithësisht larg syve të publikut; megjithatë tani së fundi Kylie Jenner e ka pranuar se pas lindjes trupi i saj kishte ndryshuar përgjithmonë me strija në ‘gjoks, fundshpinë dhe kofshë`.
Kylie ishte në humor për një seri pyetjesh dhe përgjigjesh me disa prej 148 milionë ndjekësve të saj. Dikush e pyeti miliarderen 22 vjecare nëse e kishte pasur të vështirë rikthimin në formë, dhe ajo se u ndje më kirë kur filloi të pranonte ndryshimet në trupin e vet. Si asnjëherë më parë ylli I reality shoë-t i “Keeping Up With The Kardashians” , u shpreh se ka strija njësoj si gjithë nënat e tjera, por kjo gjë nuk e shqetëson shumë. “Kam strija në gjoks, të pasme dhe kofshë! Nuk i kam hequr akoma. Thjesht i pranova si një dhuratë të vogël nga Stormi”, ka shkruar Kylie.