KreuStil Jetese

Çfarë është “era BBL” dhe rreziqet serioze që sjell operacioni i të pasmeve!

Çfarë është “era BBL” dhe rreziqet serioze


Brazilian Butt Lift (BBL), një nga operacionet estetike më të kërkuara vitet e fundit, është duke shkaktuar shqetësim mes mjekëve për shkak të komplikacioneve të mundshme – përfshirë edhe një erë të pakëndshme, nga e cila janë ankuar  shumë paciente pas ndërhyrjes.

Çfarë është “era BBL” dhe rreziqet serioze

Sipas mjekëve, “era e BBL” mund të vijë nga vdekja e indeve dhjamore (nekroza) apo nga vështirësitë për të ruajtur pastërtinë në zonën e prekur. Kjo ndodh sepse, pas zmadhimit, pacientet shpesh kanë vështirësi për t’u pastruar siç duhet, gjë që mund të çojë në infeksione ose aroma të pakëndshme, shkruan DailyMail. Dr. Eric Anderson thotë se dhjami i tepërt, kur nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak, mund të kalbet dhe të krijojë një erë karakteristike.

Ndërkohë, rrobat e ngushta kompresuese, djersa dhe lagështia pas operacionit e përkeqësojnë situatën. Operacioni që kushton mesatarisht rreth 8,600 dollarë përfshin marrjen e dhjamit nga zona të ndryshme të trupit dhe injektimin e tij në vithe.
BBL është sakaq një nga ndërhyrjet më të rrezikshme, me një normë vdekshmërie prej 1 në 3,000 raste. Disa mjekë madje kanë reshtur së ofruari këtë shërbim për shkak të rrezikshmërisë së lartë.