Vila e Karl Lagerfeld, ikonës së modës që ndërroi jetë në vitin 2019, u shit në ankand për pothuajse 5 milionë euro (5.88 milionë dollarë). Ajo ndodhet në fshatin Louveciennes, vetëm 20 kilometra në perëndim të Parisit. Vila ka një sipërfaqe prej rreth 600 metra katrorë dhe është e rrethuar nga një tokë e gjerë, me pishinë, fushë tenisi dhe disa ndërtesa ndihmëse.
Prona u ble për 4.68 milionë euro, që është vetëm 50 mijë euro më shumë se çmimi i parashikuar. Sipas Dhomës së Noterëve, shitja ende nuk është përfundimtare, pasi mund të pranohen oferta të tjera për 10 ditët në vijim. Avokatët që menaxhuan shitjen kishin përmendur një vlerësim prej 4.64 milionë eurosh (5.47 milionë dollarë) përpara ankandit.
Lagerfeld e bleu ish-shtëpizën e gjuetisë në vitin 2014 dhe e rinovoi me shumë vëmendje ndaj detajeve gjatë një periudhe prej katër vitesh. Thuhet se ai ka kaluar vetëm një natë atje. Në vitin 2024, apartamenti i Lagerfeldit në Paris u shit në ankand. Brenda vetëm 19 minutash, apartamenti prej 260 metrash katrorë, fillimisht i vlerësuar me 5.3 milion euro, ndërroi pronarë për dyfishin e kësaj shume.

Vala e nxehtë po 'shkrumbon' Europën!









Teknologjia, a do të zëvendësojë njeriun?



Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!






