KreuStil Jetese

Doni të jeni IN me titujt e rinj? Ja si t'i zgjidhni!

Pushimet marrin kuptimin e tyre të vërtetë kur gjithçka nga jeta e mëparshme kalon në statusin OFF. Por kur nis e bën gati për valixhen, gjërat ndryshojnë. Gardëroba padyshim zë vendin e parë, të dytat vijnë kremrat e plazhit dhe trajtimet estetike, pastaj shto një produkt kundër insekteve dhe valixhja është mbushur plot, por ama në fund, gjithnjë, ka pak vend për një ose dy libra. Sepse librat janë vërtet një zgjedhje ideale, për ata që duan të kalojnë kohën më të madhe në shezlon, pa shumë aktivitete sportive. Kriteri i zgjedhjes? Librat që ju frymëzojnë më shumë dhe ju bëjnë të ndiheni që jeni me pushime, qoftë nën ombrellë në plazh apo në mal. Ja disa sugjerime që do t’i mbushin ditët tuaja me më shumë fantazi...            

Nëse jeni një lexuese e rregullt dhe doni të jeni IN me titujt e rinj, mjafton të kërkoni në faqet e internetit për të përzgjedhur një prej tyre. Shpesh librat më të shitur, janë një shtysë e cila na bën të zgjedhin titullin e duhur, por kjo vlen nëse nuk keni pritshmëri, thjesht doni të dini gjithçka për letërsinë e kohëve të fundit. Mund të lexoni autorët që kanë fituar së fundmi Nobelin në Letërsi, por aktualisht tituj dhe tematikat që vijnë nga Azia dhe Lindja e Mesme, janë një risi sepse reflektojnë një kulturë dhe stil krejt të panjohur.

Një gjetje ideale janë librat psikologjikë, e sidomos ata që ndihmojnë në rritjen tuaj personale. Mund të piketoni nga titujve që ofrojnë mirëqenien tuaj psikologjike, deri tek autorët që tregojnë të rejat e fundit të neuro-shkencës. Shpesh mund të duket e tepruar një libër psikologjik për pushime, por aman nëse gjeni një i cili përfshin tema si: menaxhimi i emocioneve, elasticitetin që duhet të keni në raportet personale apo disa teknika vetë-ndihmuese në aspektin profesional, do të ishin një rekomandim i përsosur.

 

Nën hijen e çadrës teksa konsumoni IQOS-in, pa bezdisur askënd nga tymi dhe pa , mund të nisni të lexoni një libër që lidhet me profesionin tuaj. Puna juaj mund të jetë momentalisht në pauzë, por nuk keni arsye pse të ndaloni. Bëni ‘play’ kur vjen puna për t’u njohur me risitë e fundit që lidhen me profesionin. Nëse jeni arkitekt, zgjidhni tituj që flasin për historinë ose për kryeveprat e fundit të inxhinierisë së ndërtimit, për të qenë gjithnjë të informuar me të shkuarën, por edhe atë që ndodh aktualisht. 

 

 

 

Të kthyer në libra të cilët kanë transformuar jetën e shumë njerëzve në ditët moderne, autorët e botimeve me tematikat motivuese konsiderohen si më të shiturit e momentit kudo në botë. Disa autorë fokusohen në suksesin tuaj profesional, pra sesi të keni një karrierë të arrirë, por mund të zgjidhni edhe tituj të cilët ndihmojnë shumë në gjendjen e emocionale, si dhe kanalizimin e tyre për të arritur qëllimet tuaja në jetë..

 

 

Biografitë e personazheve të njohur, por jo vetëm, kanë një kuriozitet të shtuar vitet e fundit: nga jeta e politikanëve deri tek ajo e artistëve, mënyrat sesi janë kthyer nga njerëz të zakonshëm në personazhe VIP, odiseja që u është dashur për të arritur majat e karrierës, janë shpesh disa orientime për këdo, që do të arrijë suksesin. Në këtë zhanër, mund të përfshini librat historikë, të cilët do t’ju njohin me vende apo persona, të cilët i kishit njohur thjesht si emra, por nuk e dinit sesa kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së njerëzimit

 

 

 

E në fund, por jo më pak të rëndësishëm janë autorët klasikë, veprat e të cilëve nuk i ka zbehur kurrë koha. Këto lloj librash sjellin romancën, por edhe trilerin. Pavarësisht kohës kur kanë ndodhur ngjarjet, autorët e tyre kanë arritur të përfshijnë në faqet e këtyre botime histori që nuk njohin kohë. Një sugjerim interesant nga kritikët, janë librat të cilët i keni lexuar dikur: nëse do t’i rilexoni, me gjasë do të zbuloni një tjetër univers, ose do të përforconi bindjen se ato mund të rilexohen gjithmonë duke u frymëzuar përherë.