Kërpudha Kombucha
Kombucha është një bombë! Do ta dashuroni, për të paktën më shumë se një motiv, sapo ta provoni. Bordo sjell historinë e çajit, i cili sivjet është kryefjala jo vetëm e dietave, por edhe pijeve që kanë atë si bazë.
Nga një kërpudhë, e më pas në një pije tipike artizanale, çaji Kombucha është kthyer në mani teknologjike, sepse formula e saj e përdorur edhe në pijet e famshme komerciale i ka joshur të gjithë falë efekteve çudibërëse. Sekreti? Baza e pluhurit ngjyrë fëstëku, ka veti të jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë sekret! Bëhet fjalë për një çaj të fermentuar me origjinë orientale, me shije të hidhur e të ëmbël, duke u konsideruar si një eliksir i vërtetë i jetëgjatësisë dhe jetës së shëndetshme. Origjina, mendohet se i ka rrënjët nga dinastia Qin, e cila rezulton se e ka konsumuar që në vitet 250 Para Krishtit. Gojëdhënat tregojnë se murgu tibetian Kombu, i apasionuar pas natyrës, shkoi të vizitonte perandorin Inkyo duke i dhuruar kërpudhën Kombucha. Perandori provoi pijen sipas udhëzimeve dhe u mrekullua.
Sot ky çaj ka joshur emra të njohur si Gwyneth Paltrow, Madonna, Halle Berry dhe Reese Witherspoon, të cilat tani e kanë bërë pjesë të regjimit të tyre. Tani Kombucha po kthehet në një pije të adhuruar, kjo falë formulës natyrale. Ajo ka veti kuruese: forcon veshkat dhe muskujt, ndihmon në çrregullimet e gjumit, zbut dhimbjet, mban në nivelet e duhura diabetin, presionin e gjakut, reumatizmën, e mbi gjithçka ul problemet e mbipeshës duke ndihmuar në procesin e tretjes. Përmban vitaminat: B1, B2, B3, B6, B9 B12, C, D, E dhe K, të cilat ndihmojnë organizmin në prodhimin qelizave, përmirësojnë rendimentin e oksigjenit në qelizë, ul kolesterolin, forcon kockat dhe ndihmon në funksionimin e sistemit nervor. Studimet kanë treguar se prania e acidit glukuronik i cili është detoksifikues dhe acidit laktik, i cili është mbrojtës, riparues dhe forcues i muskujve, rigjenerojnë totalisht organizmin, duke na pastruar nga toksinat.
Mos u habisni, as mos fantazoni, se çfarë ka Kombucha. Ajo nuk është gjë tjetër veçse një këpurdhë, një bakter, i cili përmban glucagon, i cili prodhohet nga mëlçia humane për të nxjerrë jashtë organizmit helmet. Nëse konsumojmë këtë çaj, ky proces kryhet nga kërpudha Kombucha, e cila përshpejton procesin e tretjes.
Kombucha në shtëpi
Duket thuajse një ëndërr kur e mendon, por Kombucha është e realizueshme edhe në shtëpi, mjafton të siguroni mjetet e duhura. Po si mund të përgatisim çajin Kombucha? Nëse doni të kuptoni se cila është baza e këtij çaji, mbi gjithçka duhet të dini se Kombucha nuk është veçse një çaj i cili është i aftë të prodhojë disa baktere të mira, të cilat vendosen në një enë me çaj jeshil ose çaj të zi dhe pasi filtrohet, ëmbëlsohet me sheqer pasi ka shije të hidhur, e më pas mund të konsumohet.
Hapat janë të thjeshtë: Së pari blini një bustinë çaji Kombucha i cili gjendet lehtësisht në internet. Në një tenxhere vloni ujin për çaj. Hidhni bustinat me çaj jeshil dhe të zi derisa të marrë ngjyrë. Shtoni sheqer sipas dëshirës, në mënyrë që çaji të mos jetë i hidhur.
Merrni një kavanoz, të cilin duhet ta lani me ujë të nxehtë. Vendosni në kavanoz bustinën e çajit Kombucha, e cila shitet e gatshme në formë pluhuri ose xhelatine. Shtoni çajin i cili duhet të jetë i ngrohtë. Përzjejeni dhe izolojeni me kapak hermetik. Vendoseni në një vend ku nuk ekspozohet ndaj diellit. Në një periudhe prej 30 ditësh, çaji është gati, sepse do të shihni sesi masa e sipërme ka formuar kërpudha, ç’ka tregon se është gati për t’u konsumuar. Filtrojeni dhe është gati për t’u konsumuar.
Gjashtë sekretet e Kombucha-s
1. Kapaciteti detoksifikiues i Kombucha është i paimagjinueshëm. Ky çaj ka aftësi të luftojë toksicitetin e qelizave të mëlçisë, duke i nxjerrë ato jashtë organizmit.
2. Anti-oksidantët tek ky çaj neutralizojnë radikalet e lira që krijojnë kaos në sistemin e tretjes, duke ndihmuar tretjen falë nivelit të lartë të acidit dhe enzimave.
3. Kombucha ka aftësi të rregullojë sistemin imunitar, kontrollon radikalet e lira, ndihmon në mbrojtjen e organizmit në rastet e dëmtimit të qelizave, sëmundjeve inflamatore apo tumoret.
4. Efekti estetik, i cili ka joshur shumë personazhe të njohur, tek Kombucha ka të bëjë me sasinë e lartë të glukosaminës e cila rrit prodhimin e acidit Hyaluronic Synovial, i cili ruan kolagjenin dhe redukton rudhat.
5. Efekti është i dukshëm edhe tek personat që vuajnë nga mbipesha, kjo falë acidit acetik dhe phylopenols.
6. Së fundmi po kategorizohet si pije energjike, kjo sepse gjatë procesit të fermentimit me çajin e zi vihet re formimi i pranisë së hekurit, i cili rrit hemoglobinën në gjak dhe furnizon me oksigjen indet, duke stimuluar prodhimit të energjisë në nivel qelizor, pa harruar sasinë e lartë të kafeinës dhe Vitaminës B të cilat i japin energji trupit





Teknologjia, a do të zëvendësojë njeriun?



Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!











