KreuStil Jetese

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug!

Relaks dhe shopping, në një hapësirë të konceptuar për çdo kërkesë verore!

Me ardhjen e sezonit turistik, bregdeti shqiptar mirëpret mijëra vizitorë të huaj dhe vendas që zgjedhin Rivierën për bukuritë natyrore dhe atmosferën e saj të veçantë. Në këtë itinerar pushimesh, një nga ndalesat që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje është Galeria by TEG, qendra tregtare moderne e pozicionuar në Green Coast, që po shndërrohet në pikën kryesore të referimit për shërbime, komoditet dhe përvoja të këndshme përgjatë bregdetit të jugut.

E konceptuar për të përmbushur çdo kërkesë verore të banorëve të Green Coast, por edhe të vizitorëve dhe turistëve të Rivierës, Galeria by TEG është vendi ku pushimet kombinohen natyrshëm me stilin dhe lehtësinë. Në një ambient të kuruar me kujdes, pushuesit gjejnë supermarketin SPAR për nevojat e
përditshme, foodcourt me alternativa të shijshme si Burger King, Hebs dhe Nona Plot me Gjona, si dhe një kënd relaksi me kafe dhe ëmbëlsira tek Mon Cheri.

 

Për ata që duan të përditësojnë garderobën e verës, tek Galeria by TEG mund të gjejnë dyqane veshjesh dhe aksesorësh nga marka të njohura si Yamamay, Riviera Fashion dhe të tjera. Në dispozicion janë gjithashtu shërbime të rëndësishme si bankomate dhe njësi të ndryshme që e bëjnë eksperiencën më të plotë dhe më të ehtë për çdo vizitor.

Përtej funksionit tregtar, Galeria by TEG ka marrë një rol aktiv në krijimin e një atmosfere argëtuese për të gjitha moshat duke organizuar aktivitete për fëmijë dhe të rritur, evente të ndryshme, surpriza të shumta që synojnë të sjellin buzëqeshje dhe të gjallërojnë ditët e nxehta të pushimeve. Ky program i pasur e ka kthyer qendrën në një pikë takimi të rëndësishme për banorët e Green Coast, vizitorët dhe të gjithë turistët e jugut të Shqipërisë.

Lehtësisht e aksesueshme, funksionale dhe e orientuar drejt cilësisë, Galeria by TEG ju mirëpret si ndalesa e parë në Rivierën Shqiptare. Shjoni jugun ndryshe këtë verë...