KreuCelebrity

Më premtues se BBV3? Dalin emrat e banorëve të BBV4: Disa nuk i prisnim!!

Më premtues se BBV3? Dalin emrat e banorëve të BBV4: Disa nuk i

Teksa edicioni i katërt i “Big Brother” pritet që nisë në muajin nëntor, në rrjet kanë nisur tashmë të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që pritet të jenë banorët e rinj të shtëpisë së famshme. Duket se edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në këtë edicion. Emri i parë i përfolur ishte ai i Young Zerkës, që në daljet e tij publike e ka pranuar se ka marrë një ftesë tashmë. Duket se tashmë Zerka është gati që publiku ta njohë me të gjitha ngjyrat e tij në këtë format kaq të dashur.

Më premtues se BBV3? Dalin emrat e banorëve të BBV4: Disa nuk i

Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi, thote panorama.com. Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format. Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality. Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Duket se edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë. Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Më premtues se BBV3? Dalin emrat e banorëve të BBV4: Disa nuk i

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Më premtues se BBV3? Dalin emrat e banorëve të BBV4: Disa nuk i

 

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF