Ish-banori i BBV-së Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident rrugor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.
Sipas raportimeve ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë. Meritoni ka mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti.
Meriton Mjekiqi pas përfundimit të Big Brother VIP e ndan kohën e tij mes Kosovës ku ka familjen dhe Shqipërisë ku po shijon lidhjen e dashurisë me gazetaren Ilnisa Agolli.



















