Michaela Mabinty DePrince, balerina e njohur që performoi në skena ndërkombëtare dhe në video-albumin e Beyoncé-s "Lemonade", ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate në llogarinë e saj në Instagram, ku familja e saj e përshkroi si një "frymëzim i paharrueshëm". Shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar, dhe familja e përshkroi atë si një ndarje të papritur nga jeta.
DePrince, e lindur në Kenema, Sierra Leone, u përball me sfida të mëdha që në fëmijëri. Ajo humbi prindërit gjatë luftës civile dhe u dërgua në një jetimore, ku përjetoi diskriminim për shkak të vitiligos.
Në moshën 4-vjeçare, ajo u adoptua nga një çift amerikan dhe u zhvendos në Neë Jersey. Pasioni i saj për baletin e çoi drejt një karriere të suksesshme, duke u bërë balerina kryesore në Teatrin e Vallëzimit të Harlemit dhe më pas në Baletin e Bostonit në vitin 2021



















