Ndarja mes Chiara Ferragni dhe Fedez është përfundimtare dhe duket se gjërat nuk po ecin në mënyrë miqësore. Influencuesja italiane dhe blogerja e modës thuhet se po i lë pak hapësirë Fedez-it, pasi është pothuajse e sigurt që ajo do të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre.
Ndërkohë, raportet nga faqet italiane, duke cituar burime, bëjnë të qartë se Ferragni synon t'i “marrë gjithçka”, duke kërkuar një shumë të madhe mujore.
-
Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të gjitha kinematë!
13 Shtator, 09:58
Fedez kishte rënë dakord tashmë të mbulonte shkollimin e fëmijëve në shkollën private dhe shpenzimet mjekësore, por kohët e fundit u përball me një kërkesë të re.
Sipas raporteve nga një burim: “Ish-çifti u takuan në zyrën e një avokati. Fedez ishte i pranishëm me ndihmësin dhe avokatin e tij, ndërsa Ferragni shoqërohej nga e ëma. Atmosfera mes tyre ishte jashtëzakonisht e ftohtë, deri në atë pikë sa Fedez nuk e përshëndeti as ish-vjehrrën e tij”.
Të njëjtat raporte tregojnë se Ferragni kërkonte 20 mijë euro në muaj nga ish-bashkëshorti i saj. Megjithatë, ekipi ligjor i reperit e kundërshtoi menjëherë shumën. “Sapo u ul, Chiara Ferragni shpjegoi se donte 20 000 euro në muaj, por avokatët e Federico menjëherë e vunë në dyshim shumën, duke theksuar se ai tashmë po paguan për shpenzimet mjekësore dhe shkollimin e fëmijëve dhe se Ferragni është një grua e pavarur që e ka ndërtuar karrierën e saj mbi konceptin e fuqizimit të femrave.”
Thuhet se avokatët e Fedez sugjeruan një shumë midis 5,000 dhe 6,000 €. Ende nuk dihet nëse kanë arritur marrëveshje.



















