KreuCelebrity

Taylor Swift vendos rekord në MTV: Fiton 7 çmime dhe kalon Beyoncén

Taylor Swift vendos rekord në MTV: Fiton 7 çmime dhe kalon

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, arriti të fitonte çmimin për artisten më të mirë në historinë e ceremonisë, duke vendosur një rekord të ri. Ajo mori shtatë çmime, përfshirë dy të parat: për artisten dhe videon e vitit.

Swift, e cila është një yll global i muzikës, tani ka 30 çmime MTV, duke kaluar Beyoncé-n si fituesja më e madhe e këtij eventi.

Në fjalimin e saj, ajo inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të zhvillohen muajin e ardhshëm, vetëm një ditë pasi kishte shprehur mbështetje për kandidaten demokrate Kamala Harris.

Taylor Swift vendos rekord në MTV: Fiton 7 çmime dhe kalon

Po ashtu, ajo përkujoi viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA. “Kur u zgjova këtë mëngjes në Nju-Jork më 11 Shtator, mendova për atë që ndodhi 23 vjet më parë, për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre dhe për të gjithë ata që humbën jetën”, tha Swift.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF