Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur ditën e mërkurë në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe.
Policia e Shkodrës bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop.
E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor me hematoma të shumta në fytyrë.
-
Përfitimet shëndetësore të vezës dhe sasia e duhur për konsum në ditë!
12 Shtator, 09:57
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia, teksa po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.



















