Princesha e Dubait, Shaikha Mahra Al Maktoum vazhdon hakmarrjen ndaj ish bashkeshortit, te cilin e akuzoi per tradhti dhe ia njoftoi divorcin me nje mesazh publik. Ajo se fundi ka marre serish vemendjen me lançimin e linjës së saj të parfumeve, të quajtur “Divorce”. Duket se aroma është “patenta” e divorcit të saj të disa javëve më parë.
Në një postim në Instagram, princesha shpërndau një prezantim të parfumit, ku shfaqej një shishe e zezë e gdhendur me fjalën “Divorci”. Princesha mbushi titujt e mediave roze disa javë më parë kur shpalli ndarjen me një mesazh në “Instagram”.
“I dashur bashkëshort. Meqë je i zënë me të tjera, unë deklaroj divorcin tonë. Të divorcoj, të divorcoj dhe të divorcoj. Kalofsh mire. Ish-gruaja jote”, shkruante ajo.



















