KreuCelebrity

300 mijë euro për operacione plastike? Kirurgu estetik zbulon sekretin e Demi Moore!

300 mijë euro për operacione plastike? Kirurgu estetik zbulon sekretin

Demi Moore gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj rinore, por asnjëherë ajo vetë s’ka pranuar që i është nënshtruar procedurave estetike. Së fundmi një farmacist ka zbuluar ‘sekretet’ e saj.

Aktorja e famshme thuhet se iu nënshtrua një operacioni estetik me vlerë 330 000 dollarë (300 mijë euro), duke përfshirë implantet e gjoksit, një ndërhyrje në hundë dhe procedura të shumta kundër plakjes.

Dr. Mark Solomos, një kirurg estetik, zbuloi se fytyra dhe trupi i Demit tregonin se ajo filloi operacionin në moshë të re, ndaj zbuloi se ajo kishte bërë zmadhimin e buzëve, botoks, operacion me lazer dhe rinoplastikë.

300 mijë euro për operacione plastike? Kirurgu estetik zbulon sekretin

“E gjitha kjo është e dukshme në zonën e hundës. Rrudhat janë minimale, gjë që nuk është e zakonshme për ata që nuk përdorin ndonjë formë përtëritjeje”, tha ai.

Nga të gjitha procedurat e kryera nga Demi, ajo ishte e vetmja që pranoi se dhëmbët e përparmë nuk ishin të sajat. Aktorja pranoi në “The Tonight Shoë ëith Jimmy Fallon” se i ranë dy dhëmbët e përparmë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF