KreuCelebrity

U akuzua si transgjinore, Brigitte Macron fiton gjyqin! Sa para dëmshpërblim merr!

U akuzua si transgjinore, Brigitte Macron fiton gjyqin! Sa para

Brigitte Macron fitoi gjyqin ndaj dy grave, te cilave një gjykatë ka urdhëruar që t’i paguajnë 8,000 euro dëmshpërblim zonjës së parë të Francës pasi kishin shpërndarë teori të rreme se ajo ishte transgjinore, duke ndezur kështu thashethemet në internet nga teoricienët e konspiracionit dhe e djathta ekstreme. Gratë kishin postuar një video në YouTube në dhjetor 2021 duke pretenduar se e shoqja e kreut te shtetit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel, një e pavërtetë që u bë virale vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 2022 dhe bëri që Macron të paraqiste një ankesë për shpifje.

U akuzua si transgjinore, Brigitte Macron fiton gjyqin! Sa para

Postimet e përhapura në mediat sociale shkonin deri aty sa te hidhnin idene se Brigitte ( nene e tre femijeve), nuk kishte ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Jean-Michel kishte ndryshuar gjininë dhe kishte marrë atë identitet. Një gjykatë në Paris dënoi Amandine Roy dhe Natacha Rey të enjten për të paguar një total prej 8,000 € si dëmshpërblim për gruan e presidentit dhe 5,000 € për vëllain e saj, Jean-Michel Trogneux.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF