Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3” Egla Ceno, krijoi një pyetësor në InstaStory ku i kërkonte ndjekësve të saj të gjenin personazhet që i kanë bërë bllok në Instagram. Mes emrave te permendur ishte edhe ai i gazetares Dasara Karaiskaj. Ndjekesja i kujton Eglës deklaratën e saj ofenduese duke shkruar: “Dasara kukumjaçka, qe desh vdiq kur fitove ti bisha? (VIP vec ne mendjen e vet eshte ajo)”.
“Nuk e njoh zemra. Mos i shaj gocat se gjynah”, ishte përgjigja e aktores, e cila megjithate pak orë më vonë ajo i fshiu të gjithë reagimet e saj. Sakaq, nje reagim erdhi nga Dasara, e cila pohoi ne Instagram se : “Më është bombarduar DM e Instagramit me titujt e portaleve që ka reaguar Egla Ceno pas tre muajsh, më shumë ndoshta. Mua më vjen mirë se s`më harrojnë njerëzit. Unë personalisht njerëzit që nuk i njoh nuk i postoj te Instagrami im. Unë nuk e njihja as Eglën edhe pse jam dashamirese e teatrit, s`kam qelluar, edhe pse shume teater shoh qe te shoh nje shfaqje qe te shkelqeje kjo grua por e pashe te shkelqente ne Big Brother, mora gjithe informacionin e duhur. Iku vapa, po vjen Big Brotheri i ri tani. Do flasim”.



















