Atilla Kardesh qëndroi vetëm tre ditë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, por kaq ka mjaftuar që ish bashkëshorti i Drenusha Latifit të marrë vëmendje maksimale nga publiku i Shqipërisë dhe i Kosovës.
Pas daljes nga programi, numri i ndjekesve të tij në Instagram është katërfishuar. Një vështrim i profilit të tij në rrjetin e njohur social tregon se nga 2356 mijë ndjekës që ka pasur në fillim, tani Atilla numëron 8891 mijë ndjekës. Gjithashtu ai ka marrë edhe një tjetër vendim, ku nga profili që e kishte publik, tani e ka bërë privat.
Me sa duket, dashuria e madhe e njerëzve për situatat dramatike e ka ushqyer kaq shumë kuriozitetin për lëvizjet e Kardesh pas daljes nga shtëpia e ‘BBVK’!



















