Drenusha Latifi u shpreh gjate nje bisede në dhomën e rrëfimeve, se nuk ndien frike apo kërcënim nga prania e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo shtoi se do të mirëpriste një kërkim falje nga ana e Atillas për të kaluarën e tyre.
“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vete si Drenusha ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh ajo.
Ajo shtoi se, përkundrazi, e sheh këtë situatë si një mundësi për pajtim. “Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë,” theksoi ajo.



















