KreuCelebrity

Pse Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë të shqetësuar se vajza e tyre takohet me motrën e JLo?

Pse Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë të shqetësuar se vajza e

Që kur motra e Jennifer Lopez, Lynda Lopez, bëri një vizitë befasuese te vajza e Ben Affleck, Violet, në kampusin e Universitetit Yale, prindërit e saj kanë qenë paksa të shqetësuar se pse ajo mban një marrëdhënie kaq të ngushtë me të.

Mesa duket prindërit e Violetës nuk kanë qenë në dijeni të takimit me Lynda, edhe pse nuk është sekret që të dy kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Violet zhvilloi një lidhje të fortë me ish-njerkën e saj, J-Lo, dhe gjithashtu ka qëndruar pranë familjes së saj.

Një burim i brendshëm tha për “Daily Mail”, "Violet ka një lidhje të fortë me J-Lo dhe familjen e saj. Është pak konfuze për Ben dhe Jen Garner, pasi ata nuk e kuptojnë fare pse Violet mban një lidhje kaq të ngushtë me ta”.

Pse Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë të shqetësuar se vajza e

Ndërsa prindërit e Violet, Ben Affleck dhe Jennifer Garner, fillimisht nuk ishin në dijeni të këtyre takimeve, ata respektojnë autonominë e saj tani që ajo është 18 vjeç dhe mund të zgjedhë me kë të kalojë kohë.

Fakti që martesa e J-Lo dhe Affleck nuk përfundoi mirë, i ka vënë Violet dhe Lynda në një pozitë të vështirë, por ato gjithmonë e kanë bërë të qartë se kjo situatë nuk do të ndikonte në lidhjen e tyre dhe ato vazhdojnë të mbajnë atë premtim.

Dëshmia e kësaj afërsie erdhi kur Violet u pa e veshur me një nga fustanet e J-Lo në një shëtitje në Brentwood, Kaliforni.                                                                                                                                                                           

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF