Atilla Kardesh nuk e vazhdoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, qe shkaktoi polemika te shumta brenda dhe jashte shtepise. Atilla hyri në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar ne formatin, pjese e te cilit eshtë edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.
Atilla e ka lënë vullnetarisht shtëpinë teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij, duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet dhe urrejtja mes tyre të futen në dhe’ si dhe të shikojnë të ardhmen për fëmijët e tyre. “Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i spjegu gjërat apo me ju shti me mëndu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija. Nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.
“Raporti im me ju është shumë i rregullt. Kam hy me ju tregu kush jam e ç’ka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe’ dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Kardesh.



















