Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifi, ka reaguar pas daljes nga “Big Brother Kosova”. “Unë kam qenë këtu për t’i treguar edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita, që janë përgjegjësi edhe e imja edhe e jotja, dhe nuk ia vlen asgjë përpos atyre fëmijëve”, tha ai.
-
Princi William flet për betejën me kancer të Kate Middleton!
7 Nëntor, 12:25
Pas reagimeve të shumta në rrjet, Ministria e Drejtësisë së Kosovës kërkoi largimin e menjëhershëm të Atillës nga “Big Brother VIP Kosova”, pasi prezenca e tij përbën dhunë psikologjike për Drenushëm, si dhe shkakton pasoja psikologjike te fëmijët e tyre.
Ndër të tjera në reagimin zyrtar thuhej, Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish-bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish-bashkëshorti, tashmë të provuara.
I bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ripërjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi”.



















