KreuCelebrity

Princi William flet për betejën me kancer të Kate Middleton!

Princi William flet për betejën me kancer të Kate Middleton!

Princi William iu drejtua mediave britanike pak para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Earthshot në Cape Town, Afrika e Jugut. Mes shumë temave që ai trajtoi, ai vuri theks të veçantë në shëndetin e Kate Middleton, e cila ka qenë një shqetësim i vërtetë për familjen mbretërore gjatë muajve të fundit.

Princesha Kate iu nënshtrua trajtimit të kancerit nga shkurti deri në shtator, kur zyrtarisht njoftuan përfundimin e kimioterapisë së saj. Princi dhe Mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar ishte i qartë për këtë temë: "Kate po ia del shumë mirë”, tha ai.

Princi William flet për betejën me kancer të Kate Middleton!

"Ajo ka qenë e mrekullueshme gjatë gjithë këtij viti. E di që do të jetë shumë e etur që sonte të jetë një sukses," shtoi ai, duke pranuar vitin e vështirë me të cilin ata janë përballur për shkak të trajtimeve të saj.

Rimëkëmbja e Kate ka frymëzuar të gjithë familjen që të vazhdojë të mbështesë ata që ende përballen me sfida shëndetësore, përfshirë mbretin Charles. Shërimi i tij duket se po përparon mirë, pasi mjekët e lejuan atë të ndalonte trajtimet e tij për të udhëtuar në Australi në tetor.

Lajme të mira po rrethojnë familjen mbretërore britanike në këtë kohë. Megjithëse marrëdhënia e tyre me Princin Harry mbetet po njësoj, ata ndihen optimistë, duke parë shpresën në fund të tunelit në lidhje me shëndetin e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF