
Princesha Beatricen e kanë ngatërruar me vajzën e çajit kur ajo filloi punën e saj në Afiniti në Nju Jork.
Anëtarja e mbretërisë angleze 35 vjeç, punon si Zëvendës Presidente në Afiniti, një kompani shumëkombëshe e të dhënave dhe softuerëve me bazë në Uashington, D.C.
Duke folur në podcastin ‘Tea Talks’ nëna e saj Sarah Ferguson foli për incidentin të cilin ajo e kujton shpesh me të bijën duke bërë humor.
“Kur Beatrice ishte në Nju Jork. Anëtarët e bordit nuk e kishin idenë si dukej Beatrice, të gjithë po flisnin nëpër sallën e këshillit duke thënë se mezi prisnin të takonin Princeshën Beatrice. Dhe kur vajza hyri, të gjithë thanë “kafe dhe çaj të lutem, me sheqer”, kështu që ajo u largua dhe u kthye në sallë duke mbajtur çaj dhe kafe. Ndërsa u shërbente të pranishmëve çajin dëgjonte teksa ata thonin se mezi po prisnin të takonin Princeshë Beatriçen pa e ditur se ‘vajza e çajit’ ishte vetë princesha”; trego Ferguson gjatë podkastit.