KreuCelebrity

Angelina Jolie punëson vajzën e saj si asistenten personale!

Angelina Jolie punëson vajzën e saj si asistenten personale!

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt është rritur mjaftueshëm sa për t’i ardhur në ndihmë nënës së saj duk u bërë asistentja personale e aktores. Duke qenë se punojnë bashkë, tashmë e daljet publike nënë e bijë janë të shpeshta.  

Angelina Jolie u fotografua në New York City me vajzën e saj më të vogël Vivienne Jolie-Pitt, 15 vjeç të martën pasdite.

Fituesja e çmimit Oscar, 48 vjeç dukej shumë elegante me një veshje tërësisht të zezë që përfshinte një fustan të lirshëm.  Një xhaketë sportive e zezë në formë kutie ishte e mbështjellë mbi supet e saj dhe ajo i mbante gjërat e nevojshme me një çantë lëkure YSL.

Nga ana tjetër vajza adoleshente e yllit, Vivienne kishte zgjedhur një veshje casuale me tshirt të bardhë, pantallona të zeza të gjera dhe atlete Converse. Ajo është një nga gjashtë fëmijët që Angelina ndan me ish-bashkëshortin Brad Pitt, nga i cili u nda në vitin 2016 pas dy vitesh martesë dhe një dekade së bashku.

Angelina aktualisht është producentja kryesore në adaptimin muzikor të Broadëay të filmit të vitit 1983 ‘The Outsiders’. Jo vetëm që është përfshirja e saj e parë në Broadëay, por është edhe hera e parë që Angelina punon në një projekt me vajzën e saj Vivienne.

15 vjeçarja Vivienne do të shërbejë si asistente vullnetare e Angelina dhe do të ketë përfshirje të drejtpërdrejtë me produksionin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF