KreuBordo Men

Brad e pranon publikisht: Bradley më shtyu të heq dorë nga alkoli!

Brad Pitt i ka rrëfyer hapur problemet e tij me alkolin, që ishin dhe një nga arsyer përse martesa e tij me Angelina Jolie shkoi drejt fundit. Sot gjërat kanë ndryshuar, dhe aktori aq i dashur hollivudian, për këtë, ia njeh të gjitha meritat miqve të vet të ngushtë. Një prej tyre, ishte Bradley Cooper, të cilin e falenderoi në sy të të gjithëve gjatë darkës zyrtare të organizuar në restorantin italian ‘Cipriani’ në Nju Jork, ku përmendi para të ftuarve veset e tij të së shkuarës.

“Faleminderit Bradley. Bradley sapo e vuri të bijnë në gjumë, nxitoi të vinte në këtë mbledhje. Duhet të theksoj se sot jam një njeri shumë më i matur dhe kjo vetëm për shkak të tij. Ai është një mik dhe një shpirt njeriu. Ju dua dhe ju falënderoj përsëri”, tha Brad.

Aktori foli pa doreza për varësinë me alkolin, nga e cila është shkëputur prej një viti e gjysëm, dhe një nga gjërat që e bëri të ndryshonte, ishte dhe goditja e fortë që mori prej ndarjes me Jolie, pas të cilës u bind të kërkonte ndihmë të specializuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF