Dean Cain I ka habitur të gjithë: 53 vjecari tha se është I gatshëm ta interpretojë sërish Supermenin, ashtu sic bëri përpara një cerek shekulli në serialin ”Lois & Clark: The New Adventures of Superman”.
Dhe në fakt, pamja nuk do të përbënte një pengesë për të: Cain ka një pamje shumë rinore, pavarësisht 53 viteve mbi shpatulla. “Do të më pëlqente ta vishja sërish kostumin e Superman-it“, është shprehur ai; “kam folur me producentët, dhe në fakt, po e shohin idenë se cfarë mund të bëhet me personazhet pas 25 vitesh, e si mund të ketë ndryshuar situata e tyre“, shtoi për Entertainment Tonight.
Teri Hatcher sakaq, tregon moshen reale!
Nuk do të ishte I cuditshëm në fakt një rikthim I serialit, aq më tepër kur në mbylljen e tij, Lois dhe Clark, “dolën“ me një fëmijë. Ku I dihet si do të ishte ai tani!!!