I mirë dhe I keq në të njëjtën kohë, personazhi I Jaimie Lannister nuk të lë indifferent. Danezi joshës Nikolaj Coster-Waldau, konsiderohet sot një prej aktorëve më seksi të ekranit të vogël.
Por si duket bashkëshortja e tij? 49 vjecari u shfaq në cmimet Emmy në krah të së shoqes, Nukaaka. Ata janë bashkë prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë dy vajza. Ndonëse jo aq e njohur sa I shoqi, Nukaaka është me profesion këngëtare dhe aktore, ndërsa në 1999-tën u shpall Miss Groenlanda.
Të dy bashkë kanë interpretuar në një film – Himmerland.
Aktori, që thotë se e shoqja nuk ka parë asnjë episod të “Game of Thrones“ është shprehur dikur se me Nukaakan ka qenë dashuri me shikim të parë.



















