Ylli I telenovelave meksikane sapo rrëmbeu përfundimisht zemrat e adhuruesve të tij në Shqipëri: William Levy postoi në rrjetet sociale foton e një anijeje të vogël prej druri, ku shkruhet: “Albania“. Ndoshta ka qenë dhuratë e ndonjë fansi shqiptar, por fakti që aktori I konsideruar si një meshkujt më seksi të showbizit, e postoi menjehere, ka gëzuar shumë njerëz.
. “Gjithmonë i lumtur për këto detaje’ ka shkruar ai, duke treguar dhe një letër nga admiruesit.
Levy, që ka interpretuar në disa telenovela të transmetuara në Shqipëri si “Stuhia”, “Kujdes nga engjëlli”, apo “Triumfi i dashurisë” , është I martuar me aktoren Elizabeth Gutierrez dhe bashkë kanë një djalë e një vajzë.



















