Policia britanike e nxorri akuzën për Abdulah Husseini, 36 vjecarin që duket tamam si David Schwimmer, apo Ross-I I “Friends“: ajo është vjedhje e një karte bankare për të blerë pije e ushqime në një supermarket dhe dënimi, është 9 muaj burg.
Episodi të cilin të gjithë ndoshta do ta quanim “ Ross vjedh birra“, u bë I famshëm përpara disa kohësh në internet, pasi forcat e rendit të Britanisë së Madhe nxorrën foton e të dyshuarit, e cila I la pa fjalë ata që e kanë ndjekur serialin e famshë, për shkak të ngjashmërisë së frikshme mes Hussesinit dhe aktorit amerikan.
“Oficerë, ju betohem që nuk isha unë“, pat shkruar Davidi në Twitter, “isha në Nju Jork, ju uroj shumë fat me hetimin“. Në fakt, policia e kishte hetuar vërtet nëse ai ndodhej në Amerikë në atë kohë. Por Husseini sakaq, përvec telasheve me ligjin, ka fituar edhe një famë të papritur!!!