KreuBordo Men

Rudina e bëri Alban Ramosaj të skuqej në mes të emisonit, cfarë i tha moderatorja?

Që kur modelja Niki Deliorgji publikoi në profiling e saj në Instagram një video ku kërcente në mënyrë sensuale nën ritmet e këngës më të re të Alban Ramosajt, interneti po zien. Ai I shkruajti aty“ Tdu shum, gruja jem“, dhe kaq u desh që të gjithë të flisnin për një lidhje mes tyre.

Rudina Magjistari e kishte të ftuar Albanin në emisionin e saj, e sigurisht, nuk kishte sesi e anashkalonte “thashethemin“ e ditës.

“Ty të ka rënë në kokë për Nikin”, i tha Rudina dhe I ftuari I saj u vu në skillet, ndonëse e kaloi me të qeshur. “U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, i tha Rudina. Ai as pohoi e as mohoi, por kur moderatorja I tha “ Të dy bashkë bëni një cift mjaft simpatik“, Albani u përgjigj  faleminderit, dhe kjo flet vetë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF