“Kloni“ mbetet një nga serialet më të dashura për publikun shqiptar, dhe sigurisht, të tillë janë edhe personazhet kryesore të tij, “Zhadja“ (Giovanna Antonelli) dhe Lukas (Murilo Benicio).
Aktori mjaft simpatik Brazilian bëri shumë vajza në mbarë botën të “marroseshin“ pas tij. Tepër simpatik, dhe me pamjen një “djali të mirë“, ai theu plot zemra asokohe.
Por si duket sot në moshën 47 vjecare? Murilo mbetet një burrë i pashëm, edhe pse me kalimin e kohës, ka shtuar goxha në peshë.
Aktualisht, ai është në një lidhje me aktoren tjetër të njohur të telenovelave braziliane, Debora Falabella, ndërsa me ka qenë më parë vërtet I dashuruar me Giovanna Antonellin, e kanë dhe një fëmijë bashkë.