fabjola elezaj

Degradon situata, pas daljes së Adionit, Fabjola Elezaj shpërthen ndaj Arbanës: Po ku*k - Celebrity
KreuCelebrity

Degradon situata, pas daljes së Adionit, Fabjola Elezaj shpërthen ndaj Arbanës: Po ku*k

Degradon situata, pas daljes së Adionit, Fabjola Elezaj shpërthen ndaj

Situata në “Ferma VIP” ka degraduar ndjeshëm pas televotimit kokë më kokë mes Adionit dhe Mozës, ku kjo e fundit arriti të qëndrojë në lojë, ndërsa Adioni u largua nga formati.

Dy fermerët përfunduan në televotim pas përplasjeve dhe ofendimeve të ndërsjella gjatë ditëve të fundit, duke tensionuar atmosferën në fermë. Megjithatë, duket se përplasjet nuk u mbyllën me kaq.

Pas daljes së Adionit, reagimi më i fortë erdhi nga partnerja e tij, modelja Ola, e cila shpërtheu në studio. Teksa moderatorja po përpiqej ta qetësonte situatën, Ola iu drejtua ashpër duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme, duke e cilësuar atë me fjalë fyese. "Po ku*k" ishte fjala që shtangu të gjithë.

Ky reagim i menjëhershëm shkaktoi habi dhe reagime të forta në studio, ku opinionistët dhe fermerët u shfaqën të shokuar nga sjellja dhe fjalori i përdorur. Por pas kësaj fjale, Arbana u shpreh se e mirëkuptonte këtë fjalë që vjen si pasojë e dhimbjes dhe irritimit nga ikja e Adionit, duke treguar një profesionalizëm që u duartrokit nga audienca.

Jo vetëm kaq, por edhe publiku ka reaguar gjerësisht në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër modelen për mënyrën e komunikimit dhe mungesën e kontrollit në një moment të tillë.

Ngjarja ka ndezur debat mbi etikën dhe kufijtë e komunikimit në ekran, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e spektaklit.