KreuCelebrity

Vedati dhe Roela zbulojnë gjininë e bebit të dytë

Vedati dhe Roela zbulojnë gjininë e bebit të dytë

Vedat Sulejmani dhe partnerja e tij, Roela Meka, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Çifti ka ndarë me ndjekësit një prej momenteve më emocionuese të kësaj periudhe, duke zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Lajmi i bukur u bë publik përmes pamjeve nga festa e organizuar në prani të familjarëve dhe miqve të afërt. Shpërthimi i tymit në ngjyrë të kaltër konfirmoi gjininë e bebit, ndërsa reagimet plot emocion të çiftit e bënë momentin edhe më të veçantë.

Krahas videos së publikuar në Instagram, Roela i kushtoi të birit që pritet të vijë në jetë një mesazh të ndjerë:

“Djali jonë, na e ke plotësuar shpirtin”.

Familja e Vedatit dhe Roelës u zgjerua për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Siela. Vetëm pak muaj më vonë, çifti po përgatitet të përjetojë sërish emocionet e prindërimit.

Vedat Sulejmani është gjithashtu baba i një vajze më të madhe nga një marrëdhënie e mëparshme. Me ardhjen e djalit, familjes së tyre do t’i shtohet një tjetër anëtar, duke plotësuar kështu gëzimin e çiftit.