KreuCelebrity

Nga talljet e shokëve te Hollywood-i krah Margot Robbie, Jacob Elordi hap zemrën për jetën e tij

Nga talljet e shokëve te Hollywood-i krah Margot Robbie, Jacob Elordi hap

Të thuash që një aktor i jashtëzakonshëm si Jacob Elordi dallohet nga të tjerët do të ishte pak. Ai është i gjatë 188 cm, ka një fytyrë engjëllore e cila theksohet nga një këmishë blu Louis Vuitton, ndërsa në kyçin e dorës mban një orë TAG Heuer. I rritur në Australi, ai tani ka hedhur një hije imponuese mbi industrinë globale të filmit dhe televizionit, falë rolit të tij në serialin televiziv “The Kissing Booth” të Netflix dhe ky ishte vetëm fillimi. U shndërrua në hero brenda natës kur Elordi mori rolin e tiranit toksik Nate Jacobs në filmin Euphoria të HBO-së. Stili i Elordi-t paraqet një estetikë moderne të theksuar nga disa detaje vintage, ndaj edhe ofertat erdhën edhe nga bota e marketingut, fillimisht si ambasador global për orët luksoze TAG Heuer, e së fundmi imazhi i Chanel. “Më duket paksa e frikshme sepse fytyra ime është kudo”, qesh ai. Suksesi i tij u vulos menjëherë me produksione të mëdha, siç ishte roli i Elvis Presley-t në filmin biografik të Sofia Coppola-s, bazuar në kujtimet e Priscilla Presley. E së fundmi “Frankenstein” me regji të Guillermo del Toro dhe “Wuthering Heights” nga Emerald Fennell, duke e bërë Jacob Elordi ta ketë gjithë botën në pëllëmbë të dorës…!

Jakob, si filloi rruga drejt aktrimit?

Në fakt nuk kam filluar me aktrimin, por me modelingun. Mamaja ime ishte e vendosur të bëhesha model ose aktor - sepse mendonte se një nga të dyja do të më bënte të isha Magic Mike. Kam qenë rreth 16 vjeç dhe pasi fitova çmimin Fashions on the Fields jo një herë, por dy herë, mendoja se modelingu do të ishte e ardhmja!

Kur ishte momenti që ndryshove mendje?

Kam studiuar në një shkollë katolike djemsh, ku nuk mund t'i kuptoja rregullat dhe sistemin, pasi ideja ime për atë që ishte e vërtetë dhe morale thjesht nuk përputhej. Kur lexova "Duke pritur Godonë" ishte kaq absurde, bosh, por edhe shpresëdhënëse në të njëjtën kohë. Ky libër më ndryshoi mendim, pastaj fillova të lexoja drama dhe nisa të aplikoja për filmat e parë.

Cili ka qenë filmi që mban mend dhe të ka impresionuar?

Ka qenë filmi “Shame” i Steve McQueen-it dhe aktor Michael Fassbender-it.

Po filmat e tu kur i sheh tani, çfarë mendon?

Për mua “The Kissing Booth” ka qenë filmi i jetës sime, pastaj ndryshova mendim kur erdhën filmat e tjerë dhe kuptova se nuk mund të humbas asnjë sekondë të mundësive që më vijnë.

A i zgjedh filmat nga skenari apo roli?

Skenari është i pari që më tërheq, por ndodh që edhe personazhi, siç ishte në rastin e filmit “Wuthering Heights”. Më erdhi një mesazh në WhatsApp, ku më thuhej: “A do të luash rolin e Heathcliff?”. U përgjigja direkt “Po” dhe skenarin e kam lexuar më pas. Isha në një Airbnb në Santa Barbara dhe nisa të lexoj skenarin në verandë. Më besoni kam qarë!

A qave prapë pastaj kur e pe filmin?

E pashë me mamin dhe të dy po shikonim njëri-tjetrin. Donim të ndalonim së qari, por nuk mundëm sepse është shumë trishtues dhe i ndjeshëm.

A je shumë i lidhur me mamanë, sa ndikon ajo te ju?

Ne kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Për mua ajo është qenia njerëzore më e pranishme, e dashur, e bukur dhe engjëllore në këtë planet. Ajo përfshihet pak më shumë se unë në secilin prej personazheve që unë luaj.

Si ishte të luaje krah një ylli si Margot?

Jam shumë i lidhur me njerëzit me të cilët punoj dhe i dua të gjithë shumë. Edhe pse jam ndier shpesh i lodhur nuk doja që xhirimet të mbaronin, pasi u miqësuam shumë me Margot. Arsyeja që luaja përballë saj më bëri të studioj shumë për rolin. Në fillim kisha shumë presion, por më pas Margot më bëri të ndihesha komod. Ka qenë një skenë ku ne vraponim dorë për dore përmes kënetave dhe unë e shikoja atë dhe ajo më shikonte mua - aty e kuptoje që po shikoje Catherine dhe ajo po shikonte Heathcliff. Në atë moment, ne vërtet ishim pjesë e dashurisë së tyre.

Cilët kanë qenë idhujt e tu kinematografikë?

Mary-Kate dhe Ashley Olsen në filmin “New York Minute”. Gjithashtu Miley Cyrus si Hannah Montana dhe Hilary Duff.

A je ndier i bullizuar?

Gjatë gjimnazit, kur nisa të luaja në shfaqjet e shkollës më quajtën gay, por kisha besim në vetvete sepse isha mjaft i mirë në sport dhe teatër, ndaj nuk u shqetësova kurrë nëse bashkëmoshatarët e mi mendonin se isha më pak burrë.

Nga çfarë ke më shumë frikë?

Shpesh ndihem shumë i frikësuar sepse sa më shumë rritem, aq më shumë nervoz bëhem. Pata frikë edhe nga filmi “Wuthering Heights”, sepse ishte një film i madh dhe ajo që më tremb është që nuk dua të bëj hapa pas.
Çfarë do të doje të përmirësoje te vetja?

Jam çdo ditë në përmirësim. Sapo kam filluar të bëj joga dhe do të doja shumë ta vazhdoja këtë rrugë.

Çfarë mendoni se e përcakton maskulinitetin modern për ju?

Nuk e di nëse ka diçka që e përcakton, por jo domosdoshmërisht ajo pamja e jashtme e çeliktë.

Çfarë ka ndryshuar në stilin tuaj?

Kam kuptuar që kam shumë admirim dhe dashuri për Hollywood-in e vjetër nga vitet '20 deri në vitet '50.

Çfarë do të thotë eleganca për ju?

Eleganca ka diçka të butë brenda saj. Nuk jam e sigurt se çfarë do të thotë saktësisht, por kjo më vjen ndërmend…