
Karim Adeyemi është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Sulmuesi anësor gjerman ka firmosur një kontratë me klubin katalanas deri më 30 qershor 2031, duke i dhënë fund aventurës katërvjeçare te Borussia Dortmund.
Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Barcelona ka paguar 22 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, ndërsa marrëveshja parashikon edhe 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Menjëherë pas zyrtarizimit të transferimit, partnerja e Adeyemit, reperja e njohur Loredana, ndau me ndjekësit disa fotografi të veçanta në rrjetet sociale. Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet pranë Karim Adeyemit dhe vajzës së saj, Hanës, në një postim që u interpretua si një shenjë mbështetjeje për nisjen e kapitullit të ri të futbollistit te Barcelona.
Adeyemi largohet nga Borussia Dortmund pas katër sezonesh, gjatë të cilëve zhvilloi 146 ndeshje, shënoi 36 gola dhe dha 25 asistime. Kontrata e tij me klubin gjerman skadonte verën e ardhshme.
Me kombëtaren e Gjermanisë, ai numëron 11 paraqitje dhe një gol të shënuar.
Transferimi i Adeyemit forcon repartin ofensiv të Barcelonës, ndërsa klubi katalanas vijon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, me mbështetjen e plotë të njerëzve më të afërt të futbollistit, mes tyre edhe Loredanës.
