KreuCelebrity

“Të dua më shumë se veten”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e djalit

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta dhe emocionuese nga ardhja në jetë e djalit të saj.

Me rastin e ditëlindjes së parë të vogëlushit Daskan, artistja publikoi në Instagram një fotografi të realizuar në sallën e lindjes, vetëm pak çaste pasi ai kishte ardhur në jetë.

“Urime ditëlindja, drita e shpirtit tim! Të dua më shumë se veten! Gjithmonë”, shkroi Dafina krahas fotos nga momenti i lindjes, duke shprehur dashurinë e pakufishme për të birin.

“Të dua më shumë se veten”, urimi emocionues i Dafina

Postimi prekës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur ta urojë djalin duke rikthyer kujtimin e momentit kur e mbajti për herë të parë në krahë.