KreuCelebrity

Pas incidentit në banesë, Sabrina Carpenter siguron urdhër mbrojtjeje ndaj një 31-vjeçari

Pas incidentit në banesë, Sabrina Carpenter siguron urdhër
Këngëtarja dhe aktorja amerikane Sabrina Carpenter ka marrë një urdhër mbrojtjeje me afat pesëvjeçar kundër një burri që dyshohet se ka tentuar disa herë të depërtojë në rezidencën e saj në Los Anxhelos.

Sipas dokumenteve të gjykatës, William Applegate, 31 vjeç, është i detyruar të qëndrojë të paktën 91 metra larg artistes, si dhe larg motrës së saj dhe partnerit të kësaj të fundit, të cilët banojnë në të njëjtën shtëpi. Vendimi i ndalon gjithashtu çdo formë komunikimi me Carpenter dhe i ndalon posedimin e armëve të zjarrit.

Në dëshminë e saj para gjykatës, këngëtarja ka bërë të ditur se Applegate u arrestua pasi sulmoi një pjesëtar të sigurimit dhe arriti deri pranë hyrjes së banesës së saj.

Gjatë procesit gjyqësor, 31-vjeçari pretendoi se ai dhe Carpenter ishin të destinuar të ishin bashkë, ndërsa bëri edhe deklarata të çuditshme lidhur me një program sekret ushtarak dhe çështje të sigurisë globale.

Përfaqësuesja ligjore e artistes theksoi se sjellja e tij ka shkaktuar shqetësim serioz dhe frikë për sigurinë e Sabrina Carpenter dhe familjarëve të saj.

Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë hetimet ndaj Applegate, ndërsa deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë penale zyrtare ndaj tij.