Aktorja australiane dhe fituesja e çmimit Oscar, Nicole Kidman, po përflitet se ka nisur një lidhje të re disa muaj pas përfundimit të martesës së saj me këngëtarin Keith Urban.
Sipas burimeve të cituara nga Deuxmoi, Kidman dyshohet se është në një marrëdhënie prej disa muajsh me një biznesmentë fuqishëm, duke zgjedhur ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së publikut. Një burim pranë tyre ka deklaruar se marrëdhënia po zhvillohet në mënyrë shumë të qetë dhe diskrete, me të dy palët që shmangin ekspozimin mediatik.
Lajmi vjen pak muaj pas ndarjes së bujshme të Kidman dhe Urban, të cilët njoftuan divorcin në shtator 2025, duke i dhënë fund një martese gati 20-vjeçare. Divorci u finalizua më 6 janar në Nashville, Tennessee. Nga martesa e tyre çifti ka dy vajza: Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 15 vjeç.
Në javët dhe muajt pas ndarjes, disa media kanë lidhur emrin e Kidman edhe me biznesmenin Paul Salem, kryetar i bordit të MGM Resorts International. Megjithatë, TMZ ka sqaruar se të dy njihen vetëm përmes rrethit të përbashkët shoqëror dhe se nuk ka pasur një lidhje romantike mes tyre.
Ndërsa thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike lidhur me jetën e saj sentimentale pas divorcit.
