KreuCelebrity

Mirlind Daku publikon për herë të parë portretin e vajzës së tij, Miresa

Mirlind Daku publikon për herë të parë portretin e
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të veçantë, duke publikuar për herë të parë një foto të vajzës së tij, Miresa.

Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, sulmuesi shfaqet pranë vogëlushes, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen me ëmbëlsinë e saj. Postimi është pritur me shumë komente dhe reagime pozitive nga ndjekësit e futbollistit.

Mirlind Daku dhe partnerja e tij, Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Që prej ardhjes në jetë të Miresës, çifti ka preferuar ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike.

Pas disa ditësh pushimesh familjare, Daku ka vendosur të ndajë me publikun një nga kujtimet më të bukura, duke prezantuar për herë të parë vogëlushen që ka sjellë një kapitull të ri në jetën e tij.