KreuCelebrity

Meryl Streep dhe Anna Wintour në të njëjtën dhomë: biseda që askush nuk e priste!

Meryl Streep dhe Anna Wintour në të njëjtën dhomë:

Meryl dhe Anna mbërrijnë në Hotel Crosby Street të veshura thuajse njësoj. As mund ta imagjinoni se çfarë ndodh kur dy Miranda gjenden në të njëjtën dhomë! Regjisorja Greta Gerwig, si një fanse e filmave “Devil Wears Prada”, ka vendosur të bisedojë me të dyja protagonistet, jo fort të lehta për këtë intervistë.

Dekori i suitës përputhet me ngjyrat që Meryl dhe Anna kanë veshur. Ato takohen si shoqe të vjetra, duke diskutuar për teatrin, politikën, prindërimin dhe të qenit gjyshe. Ky takim është rezultat i muajve të tërë planifikimi dhe jo pa lodhje, pasi përfshin seanca fotografike me Annie Leibovitz dhe xhirime të gjata.

Meryl dhe Anna filluan natyrshëm të flasin për palltot, të cilat ishin një lloj motivi në filmin e parë.

“Më pëlqejnë palltot” - thotë Meryl - “Ato mbulojnë të gjitha mëkatet e çdo gjëje që është poshtë”. “Dhe janë të lehta për t’u veshur”, – ia kthen Anna. E të dyja nisin e qeshin si të ishin mikesha prej vitesh…!

Greta Gerwing: Për burrat ka një kod të qartë veshjeje ndërsa për gratë, veshja ka qenë gjithmonë më e paqartë. Anna, a mendoni se gratë duhet të veshin diçka që komunikon pushtet?

Anna Wintour: Nuk mendoj se veshja e një kostumi elegant në zyrë është e nevojshme. Më vjen ndërmend znj. Obama e veshur me kostum J.Crew apo Chanel. Gjithmonë duket si vetvetja. Aktualisht admiroj zonjën e parë të Nju-Jorkut sepse duket “cool” e veshur vintage, por edhe moderne. Për të qenë e drejtë, edhe Melania Trump gjithmonë duket vetvetja kur vishet.

Meryl Streep: Unë habitem se si gratë në pushtet nxjerrin krahët e zhveshur në televizion, ndërsa burrat janë të mbuluar me këmisha, kravata dhe kostum.

Gerwing: Po të ktheheshin para 20 vitesh, a e shihnit botën e modës njësoj si sot?

Streep: Në filmin e parë isha e interesuar për biznesin, peshën dhe drejtimin e një organizate kaq të madhe.

Wintour: Në filmin e parë më pëlqeu fakti që iu tregua botës se një biznes mode është një forcë e vërtetë ekonomike globale.

Gerwing: Diçka që ka ndryshuar nga filmi i parë ishte se moda shihej si elitiste. Pse dukej në atë mënyrë?

Wintour: Ndoshta sepse dekada më parë jetonim në botën e modës së lartë dhe të shtrenjtë që ishte në dispozicion vetëm për një grup të vogël grash të shoqërisë. Sot moda është më demokratike dhe ndikimi i saj është i madh. Sot kompani të mëdha punësojnë stilistë të shkëlqyer, John Galliano x Zara, apo Zac Posen x Gap. Ky është një peizazh shumë i ndryshuar.

Gerwing: Do të doja shumë që të më flisnit për moshën 76 vjeç...

Wintour: Po fotografohemi nga një grua 76-vjeçare! (Annie Liebovitz)

Streep: Për sa i përket Mirandës, duke u kthyer tek ai personazh 20 vjet më pas, mendova për Annën dhe u përpoqa të imagjinoja se si ishte të mbaja përgjegjësitë e saj, të isha e interesuar për botën e modës. Ky është çelësi mendoj unë, të ndihesh e gjallë: Gjithmonë kërkon ujëra të reja.

Wintour: Para së gjithash, do të doja të thoja se është një nder i madh të luhesh nga Meryl, sado larg që është Miranda nga unë. Kjo ishte dhurata më e jashtëzakonshme. Më pëlqen mosha ime. Ndihem po aq e gjallë, e emocionuar dhe e vetëdijshme. Më pëlqen të mësoj nga ekipi im nëpër botë. Mendoj se me përvojën, ke një ndjenjë ekuilibri dhe proporcioni. E di që jeta nuk është perfekte dhe se gjërat do të shkojnë keq, por duhet t'i japësh asaj shansin më të mirë. Nëse nuk funksionon, ec përpara. Mosha është një avantazh.

Gerwing: Anna, çfarë ndjen për stilistët që kanë ikur nga kjo botë?

Wintour: Kam patur fatin të punoj me emra si Alexander Liberman, e të tjerë dhe mund të them se ishin burra të jashtëzakonshëm dhe me instinkte fantastike. Mendoj se ne duhet të bazohemi shpesh tek e shkuara, sepse kur e njeh historinë tënde, atëherë mund të ecësh përpara.

Streep: A e sheh që ka nga ata që duan një karrierë si e Karl Lagerfeld-it, në jetëgjatësi dhe ndikim?

Wintour: Matthieu Blazy ka punën e ëndrrave të tij. Pronari i Chanel, Gérard Wertheimer ka qenë shumë i duruar sepse gjithmonë ka gjetur atë ekuilibrin mes traditës dhe hapjes ndaj ndryshimit. Kjo ishte magjia e Karl-it, i cili e njihte historinë, por ishte edhe kurioz për të rejat. Matthieu ka të njëjtin vitalitet dhe vetëdije kulturore, ai do të jetë si Karl-i.

Gerwing: Si ndiheni si gjyshe dhe si e balanconi kohën për këtë detyrë?

Streep: Është kaq hyjnore. Kam gjashtë nipër e mbesa dhe u dedikohem më shumë atyre sesa fëmijëve të mi. E vetmja gjë na ndan janë distancat sepse jetojmë larg, por unë udhëtoj shpesh për t’i takuar ata.

Wintour: Kam katër nipër e mbesa që janë rritur rreth nesh. Të jesh nënë kur ke punët që kemi ne duhet të gjesh kohë. Shpesh kam qenë e pamëshirshme për të shkuar në lojërat me ta. Ne kemi një kompleks familjar në Long Island të cilin e kthej në një qendër argëtimi për të gjithë familjen, ku festojmë ditëlindjet dhe dasmat. Traditat janë të rëndësishme për ne anglezët dhe këtë mundohem t'ua ngulit fëmijëve, nipërve e mbesave.

Gerwing: Thuhet që jeta fillon kur ke angazhim, a është profesioni sfida juaj më e madhe?

Streep: Sot është kaq e pasigurt të jesh aktor, sepse kërkon kohë. Nuk është diçka që mund ta bësh nga shtëpia. Dua ta bëj ende këtë punë, edhe pse bota po ndryshon, dua të jem e përgatitur.

Wintour: Sfidat janë ato që e bëjnë interesante atë që bëjmë. Gjatë COVID-it u desh të ndryshonim mënyrën si punonim apo komunikonim. Gjatë kësaj kohe mendoja për djalin Charlie, i cili punonte në repartet e COVID-it. Kjo për mua ishte një kujtesë e asaj që po ndodhte dhe se pas kësaj asgjë nuk do të ishte si më parë.

Gerwing: Kur shihni punën e njëra-tjetrës, cila është gjëja më emocionuese dhe çfarë nuk do ta bënit?

Wintour: Kur merr dhurata, më emocionon. Ajo që nuk do ta bëja është të këndoj apo të kërcej.

Streep: Të punosh me rinj është emocionuese dhe të krijosh diçka që i bën njerëzit të lumtur. Të isha autoritare dhe drejtuese, shumë e vështirë.

Gerwing: Çfarë ke mësuar nga stili i Anna Wintour-it?

Streep: Ajo i do aksesorët dhe nuk shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët për të.

Gerwing: Cili është fustani më i bukur që ka veshur Meryl?

Wintour: Fustani i kuq nga Pierpaolo Piccioli! Dukeshe fantastike me të Meryl!

Gerwing: Si do të mbyllet filmi?

Streep: Me një fund të lumtur. Ose jo i lumtur saktësisht, por triumfues.

Wintour: Le të shpresojmë që të jetë një fund i lumtur. Mezi pres!